Konferenca e parë ndërqeveritare, Dimitrov: Presim angazhim të ngjeshur të presidencës portugeze

Të gjithë vendet anëtare mund të na ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por ndihma më e natyrshme është ajo nga fqinjët tanë, si Bullgaria dhe Greqia, sepse edhe ata do të kenë interes të madh që historia jonë evropiane të ketë sukses, vlerëson zëvendëskryeministri për çështjet evropiane, Nikola Dimitrov. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që Greqia të jetë një nga vendet që do të mbështesë fuqimisht fillimin e negociatave, duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Këto ditë pritet një angazhim i intensifikuar nga presidenca portugeze e BE-së, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, njoftoi Dimitrov.

Marketing

“Presim angazhim të intensifikuar të presidencës portugeze, e cila, megjithëse nuk është afër Ballkanit, ka një vullnet shumë të mirë dhe dëshirë të madhe për të arritur këtë sukses të ndërsjellë dhe ata janë të interesuar të përfundojnë punën e filluar nga presidenca gjermane.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Dimitrov pa dhënë shumë detaje njoftoi se këto ditë do të ketë takime dhe do të intensifikohen negociatat me Bullgarinë.

“Është e vërtetë që qeveria teknike është një sfidë, por pastaj ka disa zgjedhje në vendin tonë, zgjedhje të tjera te fqinjët, zgjedhje të treta në vendet e mëdha anëtare. Është shumë e rëndësishme të kemi një përparim, është gjithashtu shumë e rëndësishme që BE të ruajë besimin se unioni është serioz kur thotë se ne do të jemi pjesë e Evropës.”- u shpreh zëvendëskryeministri për çështjet evropiane, Nikolla Dimitrov.

Dimitrov konstaton se RMV nuk e ka luksin që të pres, por duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë.