Konferenca Ndërkombëtare e Menaxhimit të Mbeturinave

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori fjalën në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 4-të Ndërkombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave me titull „Komunikojmë për menaxhimin e mbeturinave”, e cila u mbajt mbrëmjen e djeshme në Kishën e Shën Sofisë në Ohër. Konferenca është e organizuar nga ‘Shoqata Maqedonase e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta ‘ (MaSWA) dhe vazhdon edhe sot në Strugë.

Marketing

Qëllimi i konferencës është të tregojë se komuniteti i biznesit dhe autoritetet shtetërore, përfshirë këtu gjithsesi edhe sektorin joqeveritar dhe mediat, janë të gatshëm të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e mjedisit.

Në ceremoninë e hapjes gjithashtu fjalën e morën edhe Presidenti i MaSWA Daniela Nelepa, Ambasadori i BE Samuel Zbogar dhe Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta Antonis Mavropoulos .
Në prag të konferencës kombëtare, Ministri Nurredini gjithashtu mori pjesë në aksionin e pastrimit të Ohrit dhe Liqenit të Ohrit, të organizuar nën patrionazhin e ‘BE-ja për TY’ dhe në prani të Ambasadorit të BE Samuel Zbogar.

Marketing