Konferenca ndërkombëtare “Gratë në industri”, organizohet për herë të tretë nga EVN

Nën moton “Liderë të bashkuar për avancimin e barazisë gjinore”, në Shkup filloi konferenca dy ditore ndërkombëtare “Gratë në industri”, në të cilën ekspertët vendor dhe të huaj nga shumë sfera prezantuan gjendjen në kompanitë dhe organizatat lidhur me barazinë gjinore në drejtim të përmirësimit të produktivitetit dhe performancave të përgjithshme. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve, në konferencën gjithashtu ishte theksuar domosdoshmëria e krijimit të një qasje të përshtatshme për gratë në të gjitha pozitat e punës, si një zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore që është më e dukshme në vendin tonë.

Marketing

Konferenca ndërkombëtare “Gratë në industri” u hap nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

“Si vend anëtar i bashkësisë ndërkombëtare, vendi ynë është zotuar t’i zbatojë masat e nevojshme për të arritur Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030. Kjo nënkupton që asnjë prej këtyre qëllimeve të civilizimit dhe humane nuk do të arrihet nëse nuk i përfshin vajzat dhe gratë si faktorë thelbësorë për realizimin, ose si grupe të synuara me të cilat ato lidhen me qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi kryeministri Zaev dhe shtoi se ulja e hendekut gjinor me pagat, në nivelin makroekonomik, mund të kontribuojë në një rritje më të lartë ekonomike.

“Fuqizimi ekonomik është përgjigjja për shumë nga çështjet me të cilat përballen vajzat dhe gratë. Vajzat dhe gratë e forta ekonomikisht do të përballen më lehtë me varfërinë, dhunën dhe diskriminimin duke ushtruar të drejtën e tyre natyrore për të qenë të barabartë në zgjedhjen e vendeve të punës dhe të drejtën e tyre për të mbajtur poste drejtuese”, tha kryeministri Zaev.

Në konferencën “Gratë në industri” ka folur edhe ambasadorja amerikanë në vend, Kate Marie Byrnes.

Konferenca do të ketë folës nga një shumëllojshmëri të profileve, përfshirë CEO, pronarë, presidentë, menaxherë dhe gra të punësuara në të gjitha nivelet organizative të kompanive vendase dhe ndërkombëtare, si dhe studentë dhe aktivistë. Ekspertët nga Maqedonia Veriore, Austri, Itali, Holanda dhe Suedia diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë: zhvillimin e karrierës, arsimin, punësimin, modelet për një angazhim dhe mbajtje më të madhe të punonjësve.

Konferenca Ndërkombëtare “Gratë në industri” organizohet për herë të tretë. Organizatorë janë Asociacioni i Shoqatave të Inxhinierëve dhe EVN Maqedonia SH.A.

“Jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj konference ndërkombëtare, qëllimi kryesor i së cilës është promovimi i barazisë gjinore dhe forcimi i rolit të grave në shoqëri. Si pjesë e një industrie ku mbizotërojnë burrat, ne duam të kontribuojmë në prishjen e stereotipave dhe të tregojmë me shembullin tonë që gratë luajnë një rol të rëndësishëm në kompani dhe japin një kontribut të pazëvendësueshëm në të gjitha aktivitetet shoqërore”, theksoi Shtefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

EVN Maqedoni ka zbatuar programe për përfaqësim më të madh të grave në kompanitë për një kohë të gjatë, dhe numri i grave që punojnë në këtë kompani energjetike po rritet në të gjitha nivelet hierarkike.

“Gratë në industri” është një konferencë ndërkombëtare me imperativ ekonomik për krijimin e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme gjinore, duke u përqendruar në prezantimin e programeve dhe nismave që përshpejtojnë përfshirjen e grave në fuqinë punëtore, duke identifikuar mjetet që do ta lehtësojnë qasjen e grave në mundësi të ndryshme të karrierës, si dhe sigurimin e një ambienti në të cilin gratë profesionistë dhe studentët kanë mundësi të ndërmarrin hapa konkrete drejt përparimit në karrierën përmes rrjetëzimit dhe zgjerimit të mundësive arsimore.

Marketing