Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Zaev dhe Cipras

“Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, po nënshkruajmë histori. Greqia ishte e para që nënshkroi protokolli. Gjatë këtyre ditëve Cipras ka bërë apel për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sot republika jonë është nikoqire e  kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras. Kur të ktheheni pas do të shihni kohë të humbura, kur të shihni para do të shihni dy vende mike, të cilat me vendime të guximshme shkojnë para drejt ardhmërisë. Marrëveshja e Prespës dhe zbatimi i saj janë garanci për të ardhmen e dy vendeve”, tha Zaev duke shtuar se është nënshkruar marrëveshje për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar i cili sipas tij do të kontribuoj edhe më shumë për afrimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Marketing

“Kjo vizitë historike është një shenjë e qartë për kontributin për një Ballkan të ri”, tha Zaev duke përfunduar me atë se  Aleksis është shoku i tij më i mirë dhe dhe mik i madh  i Maqedonisë.

“Këto po mundohemi të thellojmë bashkëpunimin dhe të lëmë anësh urrejtjet. Kjo nuk do të jetë sukses vetëm për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë sukses për gjithë rajonin. Vizita ime është vizita e parë e një kryeministri grek. Kemi humbur shumë kohë, andaj duhet ta kompensojmë”, tha Cipras duke shtuar se Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Çështja më e rëndësishme në takimin e sotëm ishte çështja ekonomike, sepse nuk kemi kohë për të humbur, përkundrazi duhet përshpejtuar. Duhet t’i tejkalojmë të gjitha hendeqet. Delegacioni imë përbëhet nga më shumë se 100 biznesmen, me të vetmin qëllim që të ndërtojmë raporte më të mira ekonomike në të ardhmen”, deklaroi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Cipras gjithashtu nënvizoi edhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht zgjidhjes së më shumë çështjeve që dy vendet i ka tanguar për decenie me radhë, përfshi edhe fushën ekonomike.

“Greqia do të bëj përpjekje që të ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj për integrim në Bashkimin Evropian”, tha Cipras.

Pyetjet e gazetarëve:

“Me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes dhe kultivimit të klimës për besim të ndërsjellë mes dy shteteve dhe qytetarëve ne do t’ia dalim t’i bindim të gjithë për rezultatet e kësaj marrëveshje”, tha Cipras duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

“Marrëveshja sjell vetëm përfitime. Marrëveshjen ia kushtuam të rinjve”, tha Zaev.

Partitë opozitare nuk mbështesin marrëveshjen dhe poqëse vijnë në pushtet janë deklaruar se do ta shlyejnë?

“Unë nuk përzihem në politikën e juaj të brendshme, por shpresoj  dhe besoj se me kohën edhe opozita do ta pranoj marrëveshjen. Marrëveshja u miratua nga kuvendet e të dyja vendeve dhe kjo është obligative. Kjo marrëveshje historike ka themele të forta”, tha Cipras.

“Nuk kemi argumente që shlyhen marrëveshje, sidomos kur marrëveshjet e këtilla sjellin dobi për shtetet dhe qytetarët. Nuk besoj se ndonjë politikan do të ngrejë gishtin kundër vullnetit të qytetarëve. Praktika do të dëshmoj se çdo qeveri do të dëshiroj të ruaj atë që është miratuar në të mirë të popullit. Anëtarësimin në NATO, ndonjë parti do ta kthej pas, kjo është e pamundur”, u shpreh Zaev.