Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski sot në Veles do të marrë pjesë në hapjen e Konferencës ndërkombëtare për këmbim të praktikave të mira në fushën e zhvillimit të barabartë rajonal në rajonin planor të Vardarit.

Konferenca organizohet në suaza të projektot “Zhvillim rajonal i barabartë dhe inkluziv”, i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në konferencë do të marrin pjesë Ace Kocevski, kryetar i Këshillit të rajoneve planore të Vardarit dhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Suter Tejada.

evn