Turqia i ka konfirmuar 12 raste të reja të personave të infektuar me virusin Covid-19, duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, e konfirmoi këtë lajm përmes një postimi në rrjetin Twitter.

Ai tha se në mesin e rasteve të reja janë dy persona që kishin kontakt me rastin e parë që u konfirmua në këtë shtet.

Për më tepër, shtatë të infektuarit e tjerë kishin ardhur nga Evropa, ndërsa tre nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Turqia deri më tani është në mesin e shteteve me më së paku raste të infektimeve në krahasim me numrin e banorëve.

Ndryshe, më shumë se 5700 persona kanë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën dhe mbi 152 mijë janë infektuar.