Konfirmohen lëshime në zbatimin e praktikës së mirë të higjienës në dyqanin “Special” në qendër të Shkupit, treguan kontrollet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV).

Siç deklaroi për MIA-n, drejtori i AUV-së, Zoran Atanasov, dyqani nuk do të mbyllet, është shqiptuar vetëm masë-edukimi korrigjuese. Nëse në ndonjë prej kontrolleve të radhës sërish konfirmohet një lloj i tillë i lëshimit do të vijon dënim me gjobë.

Sipas Atanasov, kontrolle janë bërë edhe në disa furra tjera të “Special” të cilat treguan lëshime më të vogla në zbatimin e praktikës të mirë higjienike.

“Në vijim janë kontrolle edhe të dyqaneve në rrethinë për ushqim që të konfirmohet nëse i respektojnë parimet e praktikës higjienike dhe nëse rregullisht i zbatojnë masat e përshkruara për zhdukjen e brejtësve. Nëse konfirmohet se është ashtu dhe ka paraqitje të reja të brejtësve, AUV-ja do ta alarmojë Inspektoratin sanitar që t’i imponojë komunës të kryejë dezinfektim të jashtëzakonshëm”, theksoi drejtori.

Këto ditë në rrjetet sociale është publikuar një fotografi nga dyqani i “Special” në qendër të Shkupit në të cilin, në njërën prej tavolinave është parë një brejtës.