Portieri i Bournemouth Aaron Ramsdale është bërë ylli i dytë i Premierligës që rezulton pozitiv për koronavirus.

‘The Cherries’ konfirmuan se një prej lojtarëve të tyre kishte testuar pozitiv pasi Premierliga tha se edhe dy lojtarë të tjerë ose stafi e kishin bërë këtë në raundin e dytë të 996 testeve.

Në raundin e parë gjashtë lojtarë/stafi nga 748 teste u kthyen me rezultate pozitive.

Adrian Mariappa i Watford zbuloi se ai ishte një nga ata që doli pozitiv në fillim të javës së kaluar, dhe tani gardiani i Bournemouth Ramsdale ka ndjekur rrugën e njëjtë.

Portieri i Anglisë U-21 është asimptomatik dhe beson se ai mund të ketë kapur virusin në supermarket pasi fillimisht doli negativ.

Tani ai po kalon një periudhë shtatë-ditore të izolimit në përputhje me udhëzimet zyrtare.