Konfliktet rajonale, Macron së shpejti në Rusi për bisedime

Presidenti Francez Emmanuel Macron tha të shtunën se ai do të shkojë së shpejti në Rusi për bisedime të tjera me homologun e tij Vladimir Putin.

Marketing

“Bisedimet për ndërtimin e besimit të filluara me Presidentin Putin në Fort Bregancon vazhdojnë,” tha zoti Macron në një koment në Twitter, duke përmendur sigurimin evropian, konfliktet rajonale dhe ndryshimin e klimës si tema kryesore.

“Do të udhëtoj së shpejti në Rusi”, shkruante ai.

Presidentët Macron dhe Putin patën të premten një bisedë me videokonferencë. Macron ka bërë thirrje që Evropa të rishikojë partneritetin e saj strategjik me Rusinë, duke thënë se politika e viteve të fundit për sfidimin e Moskës ka dështuar.

Marketing