Konflikti me Greqinë, Merkel kundër sanksioneve ndaj Turqisë

Truqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një dialog mes tyre. Lidhur me këtë çështje ka reaguar pësëri Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është pozicionuar kundër idesë për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Marketing

Merkel tha në nisje të samitit të liderëve të BE-së se marrëdhënia me Turqinë është komplekse, por BE-ja është e interesuar për marrëdhënie konstruktive pavarësisht nga të gjitha vështirësitë.

Unë do të thoja që marrëdhënia jonë me Turqinë është natyrshëm komplekse dhe se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar të zhvillojë një marrëdhënie vërtetë konstruktive pavarësisht nga të gjitha vështirësitë.  Ne jemi partnerë në NATO dhe varemi nga njëri-tjetri për sa i përket taktikave të imigracionit dhe mbështetjes që i ofrojmë Turqisë në trajtimin e shumë flukseve të refugjatëve që ajo menaxhon. Natyrisht ne duhet të zgjidhim tensionet në Mesdheun Lindor dhe Egje dhe për mua këtu diplomacia luan një rol të rëndësishëm“.

Kancelarja gjermane foli gjithashtu për marrëdhëniet e BE-së me Kinën, duke theksuar se fokusi është në bashkëpunimin në mbrojtjen e klimës dhe mbrojtjen e investimeve, të cilat “ne duam t’i përshpejtojmë në muajt e ardhshëm, dhe natyrisht në të drejtat e njeriut dhe situatën në Hong Kong”.