Kongres ndërkombëtar i shkencave dhe arteve humaniste dhe sociale në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës tre ditë është nikoqir i Kongresit ndërkombëtar të shkencave dhe arteve humaniste dhe sociale në kuadër të së cilit do të mbahen pesë konferenca shkencore. Sot pasdite Kongresi solemnisht u hap me fjalim përshëndetës të rektorit të prof.dr. Vullnet Ahmeti.

Marketing

“Aktivitetet nga natyra e tillë janë të orientuara ndaj avancimit shkencor, arritje të reja dhe tejkalim të problemeve që paraqesin sfidë për disa shkenca. Ne si universitet, sivjet kemi kryer dhjetëra aktivitete shkencore, por ajo që e pasuron në mënyrë shtesë aktivitetin shkencor të Universitetit në Tetovë, natyrisht, është organizimi i këtij kongresi”, porositi rektori para të pranishmëve.
Në kongres marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës nga Universitete nga shumë vende.

“Në këtë kongres përveç konferencave, do të promovohen pesë edicionet e reja në revistat tona. Pjesëmarrësit kontribuojnë me 210 vepra shkencore prej rreth 300 bashkautorë, ndërsa do të mbahet edhe punëtori në temë ‘Zbatimi i metodave statistikore në hulumtimin shkencor’ më 15 dhe 16 nëntor”, theksoi rektori Ahmeti.

Në kongres do të mbahen “Konferencë shkencore për trendet bashkëkohore ekonomike”, “Konferenca Gjuha, letërsia dhe kultura në shekullin e 21”, “Konferenca juridike: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor” dhe konferencë në Fakultetin për filozofi “Migrime, arsyem motive dhe pasoja”.

Marketing