Kongresi amerikan miratoi 100 miliardë dollarë ndihmë sociale

Kongresi amerikan miratoi sot një plan ndihme sociale prej rreth 100 miliardë dollarë, për punëtorët e prekur drejtpërdrejt nga ndikimi i koronavirusit.

Marketing

Në të njëjtën kohë, deputetët dhe Shtëpia e Bardhë po negociojnë një plan gjigant për rimëkëmbjen ekonomike, që mund të arrijë deri në 1,3 trilion dollarë.

Presidenti amerikan Donald Trump e mbështeti këtë projektligj të miratuar nga një shumicë dërrmuese në një votim përfundimtar në Senat dhe për këtë arsye duhet ta nënshkruajë shpejt atë, që projektligji të hyjë në fuqi.

Marketing