Kongresi kërkoi nga Pompeo të dëshmojë për vrasjen e Sulejmanit

Bordi për punë të jashtme të Dhomës përfaqësuese në Kongresin e SHBA-së dërgoi thirrje obliguese deri te sekretari shtetëror Majk Pompeo për dëgjim për urdhërin e presidentit Donald Tramp në Irak të vritet gjenerali i lartë iranian.

Marketing

Dëgjimi publik i Pompeos është caktuar për më 29 janar.

“Vlerësoj se dëshmia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jam i gatshëm t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet legale për ta siguruar praninë tuaj”, citohet në letrën e kryesuesit të Bordit, demokratit Eliot Engel dërguar deri te Pompeo.

Bordi, ku demokratët kanë shumicë, kumtoi se Pompeo është thirrur të dëshmojë prejse një numër i madh i anëtarëve të Kongresit, duke i përfshirë edhe republikanët kërkuan më shumë informata për vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Sulejmani në Bagdad.

Kjo është hera e dytë që Pompeo të thirret për të dëshmuar para Bordit. Dëgjimi i parë ishte caktuar për më 14 janar, por Pompeo nuk u paraqit.

Marketing