Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot dorëzon padi për shpifje dhe fyerje ndaj Dardan Molliqajt të PSD-së.

Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bën të ditur se padia do të dorëzohet në Pallatin e Drejtësisë në ora 11:00.

Ndryshe, ditë më parë shefi i Grupit parlamentar i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se se dhjetë ditë para se të largohet nga Vetëvendosje ka kuptuar që Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e SHIK-ut.

“Ditën që Glaukut ia kam përmendur në Kuvend [që Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut], ai ia ka pranuar Sali Salihut në hollin e Kuvendit, i ka thënë ‘po’”, ishte shprehur Molliqaj.

Sipas tij, ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, por ai kësaj radhe “kishte punë vetëm më Glauk Konjufcën”.