Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në takimin e grupeve punuese me LDK-në sot janë trajtuar sektori i arsimit dhe i shëndetësisë

“Grupet tona më profesionale i shpalosën qëndrimet e secilit subjekt. Ka qenë një takim që është zhvilluar në pajtueshmëri – është njëri prej takimeve që kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe deri tash, virtualisht 100% për këto dy fusha”, ka thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.

“Me sa mora shënime unë për secilën fushë janë trajtuar dhjetë tema thelbësore. Që kemi gjetur pajtueshmëri pothuajse të plotë”.

“Ndonjë mospajtim tretësor… kanë qenë të natyrës teknike dhe kohore. Ky takimi i pestë ka pasë një pajtueshmëri më të madhen deri tash”.

Artikulli paraprakPas gjilpërave, Besi zbulon publikisht frikën e dytë të Xhensilës
Artikulli tjetërSassoli:Maqedonia e Veriut bisedimet me BE-në duhet t’i fillojë vitin e ardhshëm