Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë lajmin se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të japë sot dorëheqje.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, deklaroi për KosovaPress-it se kjo nuk qëndron.

“Jo, nuk është e vërtetë”, tha shkurt ajo.

Mëngjesin e sotëm u raportua se Konjufca do të jepte dorëheqje për të shpëtuar negociatat me VV-së dhe LDK-së dhe do të sakrifikohej për të arritur koalicionin, pasi partia e Mustafës nuk heq dorë nga posti që mban Konjufca, atë të kryeparlamentarit.

Negociatat për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së kanë mbetur pezull për shkak të ndarjes së përgjegjësive.

Palët kanë shkëmbyer ofertat e tyre por që asnjëra nuk ka rezultuar të jetë e pranueshme për tjetrën.