Kompanitë në Maqedoni çdo vit kanë 15 % humbje nga konkurrenca jolojale që iu bëhet firmave të regjistruara nga e ashtuquajtura “ekonomia gri” dhe kjo vërehet në të gjitha sektorët.

Përqindja e fenomenit të “ekonomis gri” në raportin e BE-së sillet nga 20% – 40% nga prodhimi i përgjithshëm dhe kjo krijon pengesë për investimet dhe problemet serioze juridike dhe konkurrencë jolojale ndaj kompanive të regjistruara.

DAP dhe Lidhja e Odave Ekonomike nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të luftuar bashkërisht këtë fenomen. Sipas këtyre dy institucioneve, ata që punojnë pa asnjë leje duhet patjetër të futen në sistem për t’u mundësuar të gjitha bizneseve konkurrencë lojale.

“Ata të cilët punojnë pa firma ose të paregjistruar janë 50% më konkurrente se firmat e regjistruara. Ne duam që të futen në sistem sepse nuk është qëllimi që këto kompani apo qytetarë të dëmtohen, por që ata të jenë konkurrentë lojal”,- tha kryetarja e LOE, Danella Arsovska.

“Inspektorati i Drejtorisë së të Hyrave Publike gjatë gjithë kohës janë në teren. Por, që të kemi rezultat duhet të punohet dhe të ngihet vetëdija tatimore. Njësoj si vitin e kaluar edhe këtë vit do të kontrollohen të gjitha ngjarjet kryesore të verës ku ka shumë hapësirë që të zhvillohet “ekonomia gri””,- u shpreh drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Në vendet europiane “ekonomia gri” është e pranishme prej 12 deri më 15%.