Konkurrencë edhe në tregjet e BE-së, sektori i ndërtimtarisë synon standardet evropiane

Industria e ndërtimtarisë synon standardet europiane. Përmes një pilot projekti, gjatë tre viteve të ardhshme do të synohet rritja e konkurrencës edhe në tregjet evropiane.

Marketing

Gjatë 13 viteve të kaluara, janë miratuar 10 grupe eurokodesh për ndërtim nga 59 standarde europiane dhe 57 anekse kombëtare. Ekspertë të fushës janë të gatshëm të fillojnë procesin e trajnimit të stafit të ri.

“Anekset kombëtare të cilat vendosin lidhjen midis standardeve ekzistuese kombëtare dhe eurokodeve në vendin tonë, të cilat u miratuan në shtator të këtij viti dhe janë të rëndësishme në shumë aspekte për sektorin e ndërtimit.”,- deklaroi kryetari i Shoqatës Për Ndërtimtari, Andrea Serafimovski.

“Është e nevojshme të modifikohen programet e studimit duke përfshirë eurokodet, por gjithashtu është e nevojshme të trajnohen inxhinierët që janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e projektimit dhe ndërtimit.”,– u shpreh anëtarja e komitetit teknik, dr. Meri Cvetkovska.

Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar ka fonde për t’i kryer këto aktivitete, por llogarisin edhe në mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Marketing