Konkurs për 70 ushtarë në ARM, pritet konkurs edhe për 200 ushtarë profesionistë

ARM pranoi sot në radhët e saj 70 ushtarë profesionistë. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sekerinska, potencoi me këtë rast se armata e vendit  është duke u zhvilluar, duke u forcuar, dhe më e rëndësishmja, po rinohet. Ju sot  bëheni pjesë e institucionit më të respektuar me besimin më të madh në vend, tha Shekersinka në ceremoninë e pranimit.
Sipas ministres së mbrojtjes, për herë të parë, kishte 750 kandidatë për 70 pozicione për ushtarë profesionistë pra, 10 kandidatë për të njëjtën pozitë. Kjo sipas saj, tregon se investimet në këtë institucion, në kushte dhe pajisje më të mira, tashmë janë të dukshme për të gjithë ata që duan ti bashkohen radhëve të ARM-së. Në ditët e ardhshme do të shpallet edhe një konkurs i ri për pranimin e 200 ushtarëve të tjerë profesionistë. Me pranimin e sotëm, numri i përgjithshëm i ushtarëve të sapo rekrutuar në tre vitet e fundit arriti në 630.
Marketing