Konkurs për pranim të nxënësve të shkollave të mesme në shtëpitë publike të nxënësve në vitin 2020/2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkurs për pranim të nxënësve në 18 shtëpi të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021, në të cilat nxënësit e arsimit të mesëm do të vendosen dhe do të kenë ushqim.

Marketing

Të lira janë gjithsej 2553 vende në shtëpitë e nxënësve në Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Makedonski Brod, Ohër, Sveti Nikole, Strumicë, Strugë, Shkup dhe Shtip. Në kryeqytet, në pesë shtëpi të nxënësve, gjithsej të lirë janë 888 shtretër.

Nxënësit të cilët paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë paraqitje elektronike të vendosur në portalin e internetit www.konkursi.mon.gov.mk. Afati për paraqitjen elektronike të nxënësve të cilët janë të regjistruar në vitet II, III, IV këtë vit fillim prej 24 qershorit dhe zgjatë deri më 1 korrik 2020. Afati për paraqitjen elektronike të nxënësve të cilët janë në vitin I fillon prej 2 korrikut dhe zgjatë deri më 9 korrik 2020.

Nxënësi të cilët kanë parashtruar aplikacion elektronik, dokumentacionin e plotë duhet ta parashtrojnë prej 4 deri më 15 korrik 2020 në shtëpinë e nxënësve në të cilën janë paraqitur për vendosje.

Gjatë pranimit në shtëpitë e nxënësve përparim do të kenë nxënësit e regjistruar në vitet e I, II, III apo IV në Shkollën e mesme shtetërore AkadeMEDIAL sportive në Shkup dhe paralelet e disperzuara të kësaj shkolle në qytete të tjera të vendit.

Në Konkurs janë cekur kushtet për pranim, mënyra dhe afati për paraqitje, dokumentet e nevojshme dhe procedura për pranim.

Marketing