Gjykata Penale – Shkup fton të gjithë qytetarët e lindur në territorin e Shkupit, të cilat do të aplikojnë në konkursin e Ministrisë së Brendshme për punësimin e 600 policëve të rinj me kohë të dërgojnë kërkesat për vërtetim që nuk e kanë të ndaluar kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, i cili vërtetim është i domosdoshme për aplikim në konkurs.

“Për të marrë këtë vërtetim duhet që ju personalisht, ose një person tjetër i autorizuar të dorëzoj kërkesë në ndërtesën e vjetër të Gjykatës, së bashku me kartën tuaj të identitetit ose pasaportës dhe një kopje të saj dhe të paguajë 320 denarë – për tarifë buxhetore. Sportelet punojnë çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 14:30 me pushim nga ora 11:00 deri në orën 11:30. Vërtetimi bëhet gati për tre ditë pune nga dita e aplikimit”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

evn