Konkursi për regjistrues rajonal dhe instruktorë, Selami: Aplikimi fillon të martën, deri më 5 gusht

Enti Shtetëror i Statistikës po intensifikon përgatitjet organizative për Regjistrimin e ardhshëm 2021, i cili do të mbahet nga 5 deri më 30 shtator. Më 20 korrik shpallet konkurs për 5055 regjistrues të rajoneve dhe 508 instruktorë rajonalë për 50 rajonet e regjistrimit për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Zëvendësdrejtori, Elmi Selami, për TVM2 thekson se procesi i përgatitjeve po zhvillohet me sukses dhe nuk lë hapësirë për dilemë rreth mbajtjes së regjistrimit.

“Procesi i selektimit, shpalljes së konkurseve për selektimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal për regjistrimin që u dashtë të mbahet në prill u anulua me ligj. Ne si ESHS jemi të obliguar që ta përsërisim të njëjtin dhe të pranojmë njerëz që nuk do të thotë se ato që kanë konkurruar dhe janë pranuar në konkursin paraprak nuk mund të paraqitën në konkurs…Gjithçka shkon në funksion të mbajtjes së regjistrimit dhe të gjitha dilemat se do të mbahet apo jo më nuk mbajnë pasi që regjistrimi është i paraparë me ligj dhe si i tillë i bëjmë të gjitha parapërgatitjet për ta mbajtur të njëjtin.”,- u shpreh zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Elmi Selami.

Sa i përket interes më të ulët për regjistrim të diasporës pas anulimit të regjistrimit në prill,Selami thotë se ka ndikuar afati i gjatë kohorë për regjistrim të diasporës mirëpo regjistrimi prej disa muajve nuk është ndërprerë në asnjë çast. Ai pret që ky numër i diasporës të rritet në muajin gusht.

“Nuk do të thotë se procesi është ndërpre,procesi po zgjatë dhe çdo ditë njerëz po regjistrohen, me dhjetëra, mirëpo ky proces ne tani e presim që nga 10 apo 15 gushti të intensifikohet ashtu siç ishte në fillim dhe shpresoj se edhe diaspora edhe qytetarët në RMV do të regjistrohen deri tek i fundit… Në bazë të programeve ne që kemi për disa ditë do të fillojë fushata për regjistrim brenda dhe kjo fushatë do të përfshijë edhe sensibilizimin edhe të diasporës.”,- theksoi zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Elmi Selami.

Deri më 16 korrik në diasporë janë regjistruar 190263 qytetarë ndërsa në këto shifra shteti i parë me numrin më të madh të të regjistruarve është Zvicra me 62433 qytetarë, pasojnë Gjermania, Italia etj.

Marketing