Konsultim me odat për përgatitjen e Propozim buxhetit 2021

„Viti i ardhshëm pritet të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike. Buxheti për vitin 2021 duhet të jetë bazë për rritje afatgjate, më të shpejtë se deri më tani, e cila do të arrihet përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, përforcimit të konkurrencës së kompanive dhe sundimit të së drejtës dhe ngritjes së kapacitetit të institucioneve“, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin e mbajtur me rastin e përgaditjes së Propozim buxhetit për vitin 2021 me kryetarët e odave ekonomike, Branko Azeski të Odës ekonomike të Maqedonisë, Nebi Hoxha i Odës së Maqedonisë  veriperëndimore dhe Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së odave ekonomike, e cila u mbajt online.

Marketing

Besimi me kryetarët e odave diskutuan për planin e rritjes ekonomike në kuadër të së cilës u hartua edhe Propozim buxheti për vitin 2021, si dhe për masat nga pakoja e katërt e masave që duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme dhe të cilat do të mbështesin rritjen e ekonomisë.

– Mbështetja për sektorin e shëndetësisë është prioriteti i parë, që është pasqyruar në Propozim-buxhetin për 2021. Qëllimi i dytë është rimëkëmbja ekonomike, përmes masave për kategoritë e ndjeshme sociale, mbështetje e ekonomisë dhe ruajtjen e vendeve të punës. Gjithashtu më tutje në Buxhet parashihet që gjatë vitit të ardhshëm të përqendrohemi sa më shumë në politikat që do të mbështesin investime për rritjen e konkurrencës dhe politikat që do të mbështesin realizimin e investimeve kapitale, që në periudhë afatmesme do të nënkuptoj në rritje të qëndrueshme, gjegjësisht përshpejtim të normës së rritjes, theksoi Besimi.

Njëkohësisht, ai theksoi se po punohet në mekanizma për përmirësimin e realizimit të investimeve kapitale dhe projekteve të zhvillimit, me çka do të prezantohet një metodologji për vlerësimin e efekteve të projekteve investuese në rritjen ekonomike.

Lidhur me masat nga pakoja e katërt e masave, theks i veçantë u vu në skemën e garancisë shtetërore, njëqind milionë eurot e reja për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme si dhe heqjen e detyrimeve parafiskale, të cilat do të duhet të zbatohen gjatë tërë vitit të ardhshëm.

– Përmes garancisë shtetërore dhe garancisë doganore, që do të lëshohen përmes Bankës Zhvillimore, do të sigurohet qasje më e lehtë deri te burimet financiare të cilat plasohen nga bankat komerciale për mbështetjen e sektorit privat, si dhe garanci për borxhin doganor për importin e lëndëve të para që shfrytëzohen për prodhim të dedikuar për eksport.

Qëllimi i skemës së garancisë është mbështetja e likuiditetit të kompanive, konkurrencën e tyre dhe eksportin. Në mënyrë që të sigurohet kapital i freskët për mbështetjen e projekteve të reja, punësimeve të reja, likuiditet më të rritur të ekonomisë dhe eksport të rritur, janë edhe njëqind milionë eurot e reja nga BEI që do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore. Gjatë gjithë vitit 2021, do të zbatohet edhe masa për heqjen e detyrimeve parafiskale me qëllim të zvogëlimit të një pjese të caktuar të barrës që e kanë kompanitë, – tha Besimi dhe theksoi se këto masa do të ndikojnë ndjeshëm në konkurrencën e kompanive dhe do të rrisin punësimin.

Odat ekonomike i mirëpritën përpjekjet e Qeverisë për ballafaqimin me gjendjen ekonomike dhe apeluan në realizim sa më të shpejtë të tyre, me qëllim të ballafaqimit më të lehtë me krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.