Kontabilistët protesta para qeverisë

Kontabilistët kanë protestuar sot para Qeverisë, duke vlerësuar se punojnë me ligj jofunksional.

Marketing

Në mesin e problemeve ata theksojnë edhe kapacitetin e dobët teknik të DAP-it, që u paraqet vështirësi në punë.

“Mund të dorëzojë llogari vjetore, paraqitje tatimore, ekskluzivisht vetëm anëtar i Lidhjes së Institutit të Kontabilistëve të Republikës së Maqedonisë dhe i regjistruar sipas ligjit. Tani, e injorojmë ISOS, i injorojmë kontabilistët, ne jemi barazuar me zejtarë të rëndomtë”- tha kontabilisti, Radomir Ristevski.

Ankesat e tyre i dëgjoi edhe kryeministri, Zoran Zaev, takim i cili zgjati një orë, me ç’rast kontabilistët morën premtimin e kryeministrit se pjesa më e madhe e kërkesave do t’u pranohen.

Drejtoresha e DAP-it deklaroi se është e njoftuar me reagimet e opinionit për dorëzimin e deklaratave për TVSh, por arsyetohet se shkak për këtë është mbingarkimi i sistemit. Protesta nuk u mbështet nga Oda e Kontabilistëve.

Marketing