VMRO-DPMNE-ja opozitare protestuan në disa qytete në vend. Sipas përfaqësuesve të partisë, protesta është mbipartiake për mbrojtjen e vijave të kuqe për mbrojtjen e identitetit. Kumanova, Tetova, Velesi, Kavadari, Prilepi, Ohri dhe Manastiri janë qytetet prej ku VMRO-DPMNE dërgoi porosi për bashkimin e gjithë qytetarëve, ndërsa Zaev publikisht të kërkojë falje për ofendimet e bëra në intervistën e fundit për mediumin bullgar Bgnes. Opozita gjithashtu kërkon edhe dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev.

Tani është koha të tregojmë kundërshtim, sepse Zoran Zaev dhe kompania e tij duan të na riemërojnë, duan të na nënçmojnë, duan të na përqeshin, ndërsa duan të na e ndryshojnë edhe identitetin. Asnjëri prej nesh të mos lejojmë që Zoran Zaev sërish të tregtojë me identitetin dhe gjuhën tonë, me kumanovarët- deklaroi Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE.