Kontesti Shkup-Sofje, Nuhiu: Ne si shtet tjetër rrugëdalje s’kemi, përpos që të bëjmë përpjekje dhe t’i tejkalojmë këto pengesa

Të gjithë bartësit dhe udhëheqësit e institucioneve, çdo ditë punojnë që sa më shumë të kemi atribute dhe frymë evropiane në vendin tonë dhe ky kurs do të vazhdoj pavarësisht epilogut nga takimi mes presidentit Stevo Pendarovski dhe homologut të tij bullgar Rumen Radev. Kështu deklaroi në “Rruga drejt…”, funksionari i lartë i BDI-së dhe njëherit zëvendësministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu në pyetjen nëse do të shkrihet akulli mes Shkupit dhe Sofjes, pas udhëtimit të përbashkët të të dy presidentëve atij maqedonas dhe bullgar, Pendarovski dhe Radev në Romë dhe Vatikan.

Marketing

“Maqedoni e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret e Kopenhagës në aspektin ekonomik, politik dhe administrativ, dhe sigurisht që pengesat bilaterale, tani që janë proklamuar dhe janë me intensitet më të madh ditëve të fundit, mendojmë që do të mund edhe të tejkalohen para mbajtjes së Samitit. Megjithatë ne punën tonë e kemi bërë si shtet, i kemi plotësuar të gjitha kriteret, pjesa më e madhe e legjislacionit të vendit tanimë është harmonizuar me atë të BE-së. Politikat tona të jashtme dhe ato të sigurisë poashtu janë në një vi të simetrisë me ato të BE-së, tani është puna e institucioneve të BE-së, për tu dhënë përparësi në njërin anë kritereve të Kopenhagës që kërkohen për aderime të reja, apo do të marr për bazë pengesën bilaterale. Sigurisht që këto qëndrime të BE-së edhe janë të arsyeshme, Për arsye se konfliktet e jashtme të mos barten brenda institucioneve të BE-së. Megjithatë ne si shtet rrugëdalje tjetër nuk kemi, përpos që të bëjmë përpjekje dhe ti tejkalojmë këto pengesa”, deklaroi Agim Nuhiu, BDI.

Marketing