Kontingjenti ushtarak maqedonas niset drejt Kosovës

Ministria e Mbrojtjes njofton se kontingjenti i parë me forca paqeruajtëse nga Maqedonia e Veriut i përbërë prej 44 ushtarëve sot është nisur nga kazerma “Kuzmanov Josifovski-Pitu” në Tetovë për të mbërritur në Kosovë, si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Marketing

Ushtarët do të qëndrojnë në Kosovë për 6 muaj, ku do të punojë si oficerë të shtabit në Komandën e Përgjithshme të KFOR-it në Prishtinë dhe do të sigurojë Komandën Rajonale të KFOR-it Perëndimor.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s më 27 mars 2020.

Marketing