Paris Saint-Germain thuhet t’i ketë ofruar portierit të Juventusit, Gianluigi Buffonit, një kontratë katërvjeçare.
Fillimisht u raportua se PSG-ja i kishte propozuar Buffonit kontratë dyvjeçare, por tani La Repubblica pohon se gjiganti francez nuk dëshiron t’i caktojë datë për përfundimin e karrierës italianit, transmeton Gazeta Express.

Portieri veteran i mbush 41 vjet në janar, që do të thotë se ai do ishte 45 vjeçar pas mbarimit të një marrëveshje të tillë.

Megjithatë, gazeta italiane pohon se takimi mes Buffonit dhe PSG-së ka qenë mjaft pozitiv të martën mbrëma.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë pritet të ketë pagë vjetore prej 8 milionë euro dhe të bëhet ambasador i Kupës së Botës 2022 në Katar.