Kontrolla të shumta policore në rajonin e Pollogut

Gjatë vikendit që kaloi (26/27 janar) në rajonin më të gjerë të Pollogut, është realizuar kontroll aksion trafiku për alkool, me të cilin gjithsej janë përfshirë 104 vozitës edhe atë 70 në Tetovë dhe 34 në Gostivar.

Marketing

Nëntë prej tyre edhe atë 7 në Tetovë dhe 2 në Gostivar, është konstatuar se kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit, dhe menjëherë janë përgatitur fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kështu që kundërvajtësit do të ballafaqohen me gjoba adekuate, vlera e të cilave lëvizën prej 250 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga shkalla e alkoolit që është konstatuar. Krahas kësaj për këtë lloj të kundërvajtjes në trafik, është paraparë edhe ndalimi i përkohshëm i patentë shoferit, në afat prej 3 deri 12 muaj.

Gjatë kontroll aksionit, gjithashtu janë zbuluar edhe 19 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve, edhe atë 13 në Tetovë dhe 6 në Gostivar, ku pjesa më e madhe janë, për drejtim të veturës pa patentë shoferi, 6 në Tetovë dhe 3 në Gostivar, për regjistrim të skaduar 5 në Tetovë dhe 3 në Gostivar e kështu me radhë. Edhe këto kundërvajtje janë sanksionuar, gjegjësisht janë rrumbullakuar me gjoba të parapara ligjore.

Kontroll-aktivitete trafiku të këtilla dhe të ngjashme si këto, janë planifikuar edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të zbulimit, sanksionimit dhe mënjanimit të kundërvajtjeve që janë prezent në këtë rajon.

Marketing