Koordinim në Kuvend për trupin për pajtim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot do të realizojë koordinim me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të cilat nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, me një pikë në rend dite – formimin e Trupit parlamentar për pajtim dhe integrim.

Marketing

Deputetët e VNRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë për shkak se vlerësojnë se drejtësia nuk duhet të jetë selektive por gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit duhet të amnistohen.