Kopshti zoologjik prej sot i hapur për vizitorët, por me protokoll të ri lëvizjeje

Vizitorët prej sot sërish mund të shoqërohen dhe të kënaqen me kafshët në Kopshtin zoologjik në Shkup.

Marketing

Kopshti zoologjik Shkup i hap dyert nga ora 09:00, por për shkak të situatës me Kovid-19 ka protokoll të ri për lëvizje dhe përmbajtje ndaj masave.

Vizitorët gjatë hyrjes në Zoo -Shkup do të duhet të mbajnë maskë ose shall, radhë do të pritet në distancë prej 1,5 metrave e cila është rregulluar me vija të shënuara. Ndalohet rreptësishtë dhënia e ushqimit dhe afrimi te kafshët. Mbetjet duhet të hidhen në koshat e plehrave.

Nga kopshti zoologjik informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, që në një moment të caktuar të mos krijohet turmë e madhe nëpër kopsht.