Kore e Jugut, rritja më e madhe e të infektuarve me COVID-19 për tre muaj

Në Korenë e Jugut është regjistruar rritja më e madhe e të sapoinfektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë tre muajve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve theksoi se janë konfirmuar 731 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Kjo do të thotë se në Korenë e Jugut deri më tani janë regjistruar 11.419 raste të infektimit, si dhe 1.782 raste të vdekjes.

Rritja e numrit të njerëzve të infektuar vjen derisa kritikohet procesi i ngadaltë i imunizimit kundër koronavirusit, si dhe njerëzit po përdorin gjithnjë e më shumë motin e mirë për të qëndruar jashtë.

Marketing

Zyrtari shëndetësor Yoon Taeho tha se lëvizja e shtuar fundjavën e kaluar ishte provë se vigjilenca e qytetarëve të Koresë së Jugut ishte lehtësuar dhe se masat më të ashpra do të diskutohen në ditët në vijim.​​​​​​​



. .

Marketing