Koreja e Veriut kërkon kompensim nga Japonia për fundosjen e anijes së peshkimit

Koreja e Veriut ka kërkuar nga Japonia që të paguajë kompensim për fundosjen e një anijeje të peshkimit, e cila u përplas me një anije të patrullës japoneze më herët gjatë kësaj jave, raportoi sot media shtetërore verikoreane.

Marketing

Ndeshja e dy anijeve, që ndodhi më 7 tetor, ishte e qëllimshme dhe “akt banditesk” i Japonisë, shtet i cili duhet të ndërmarrë veprime që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, raporti agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Japonia ende nuk ka reaguar lidhur me këto deklarata të Koresë së Veriut.

Garda bregdetare japoneze ka thënë se më 7 tetor ka shpëtuar rreth 60 anëtarë të një anijeje peshkimi nga Koreja e Veriut. Autoritetet japoneze thanë se anija e peshkimit u fundos pasi anija e patrullës po e ndiqte dhe dy anijet u ndeshën.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë hedhur poshtë pretendimet e Japonisë, se deri fundosja e anijes së peshkimit ndodhi pasi kjo anije kishte bërë një kthesë të papritur, gjë që kishte shkaktuar përplasjen me patrullën japoneze.

Marketing