Koretë përfundojnë procesin e çminimit në kufij

Koreja e Jugut dhe Veriut përfunduan përpjekjet e mbikëqyrura nga Komanda e OKB-së për të hequr minat nga fshati kufitar i Panmunxhomit, njoftoi sot Ministria koreanojugore e Mbrojtjes. Ministria deklaroi gjithashtu se “hapi i radhës i çarmatimit në Panmunxhom do të përfshijë tërheqjen e armëve dhe të rojeve kufitare nga fshati në tre ditët që vijojnë”, raporton ATSH. Raundi i parë i takimit trepalësh mes dy Koreve dhe Komandës së OKB-së, në kuadër të ngrohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, u zhvillua në Panmunxhom javën e fundit.

evn