Koronavirusi/ 16 viktima dhe 494 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 494 raste të reja nga 2986 teste të kryera.

Marketing

Viktimat janë shënuar; 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç.

Rastet e reja janë regjistrua; 126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Statistika (19 Mars 2021)

Raste të reja ditore        494
Të shëruar në 24 orë     690
Të shtruar në spitale      390
Humbje jete në 24 orë   16
Testime ditore               2986

Testime totale           526,058
Raste pozitive           120,022
Raste të shëruara       83,954
Raste Aktive             33,946
Humbje jete              2122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23074
Fier       2575
Durrës    1572
Vlorë      1458
Shkodër   1279
Gjirokastër 1215
Korçë      810
Lezhë      674
Elbasan   444
Dibër     344
Kukës     326
Berat       175

Marketing