Koronavirusi: Arabia Saudite ndalon fluturimet, autobusët, taksitë dhe trenat

Arabia Saudite do të pezullojë të gjitha fluturimet e brendshme, autobusët, taksitë dhe trenat për 14 ditë, si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi Agjencia Zyrtare Saudite e Shtypit.

Marketing

Agjencia shtoi se masa, që hyn nesër në fuqi, përjashton fluturimet humanitare dhe private, si dhe aplikacionet për ndarjen e udhëtimeve dhe autobusët që transportojnë punonjës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 70 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 344.

Marketing