Koronavirusi, disa funksionarë shtetërorë në vetizolim

Prej ditës së djeshme, një numër i madh i funksionarëve të LSDM-së janë në vetizolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Marketing

Në vetizolim ndodhen, zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabërçanec, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme edhe kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se kishte pasur kontakte me person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë ndodhet në vetizolim.

Marketing