Koronavirusi gjunjëzon Francën, 1120 viktima brenda 24 orëve

Duket se koronavirusi ka krijuar vatrën e re në Europë. Franca ka shokuar mbarë botën pasi në dy ditët e fundit ka konfirmuar 2,475 viktima.

Marketing

1355 viktima janë shënuar më datën 2 prill dhe 1,120 ditën e sotme. Shteti francez në total ka 6507 viktima të regjistruara nga virusi.

Ndërkohë, në Francë deri më tani janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 64 338 persona. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar të infektuar 5233 persona.

Marketing