Koronavirusi i merr jetën basketbollistit shqiptar

Basketbollisti beratas dhe ish- arbitri i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin COVID në Tiranë, ku ndodhej prej disa ditësh i intubuar.

Marketing

Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat.

Pas lajmit për vdekjen e tij ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Ata e kanë cilësuar si “demokrat të orëve të para”.

Marketing