Koronavirusi, ja 15 masat ekonomike të Zaevit që sillet si kryeministër

1. Rrogë minimale prej 14 500 denarëve nga shteti për secilin punëtor i cili punon në kompani private që është kapur nga kriza

Marketing

2. Pagë mujore për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak krizës. Paga do të jetë në vlerë prej 50% nga paga mesatare e punëtorit

3. Të gjithë funksionarët dhe udhëheqësit e sektorëve në nivel shtetëror do të marrin rroga minimale

4. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të marrin rroga minimale

5. Kryetarët e këshillave komunal si dhe këshilltarët komunal, anëtarët e trupave mbikëqyrës dhe të institucioneve publike do të punojnë pa pagës

6. 7000 denarë për familjet që nuk kanë të punësuar

7. Suspendohet ligji për përmbarim deri në fund të qershorit

8. Anulohen kreditë ( Kësti i kredisë për muajin prill do të paguhet në qershor)

9. Shfrytëzuesit e banesave sociale lirohen nga pagesa e qirasë

10. 6 milion euro për kredi pa interes për kompanitë

11. 50milion euro kredi të lira nëpërmjet bankave komerciale

12. Ndalesë që kompanitë të shkojnë në falimentim gjatë krizës

13. Ndihmë për punëtorët në media dhe shtëpitë mediatike (14 500 denarë për një të punësuar gjatë muajit prill dhe maj)

14. Ndihmë për sportistët dhe artistët (14 500 denarë për një të punësuar gjatë muajit prill dhe maj)

15. Mundësi më të mëdha për pensionistët, personat me nevoja të veçanta dhe gratë shtatzëne

Marketing