‘Koronavirusi’, mbi 10 mijë aktivistë të BDI-së në dispozicion të qytetarëve për nevojat e tyre

Qytetarë të nderuar ❤️
Sot Forumi Rinor i BDI-së, Dega Çair ka shpërndarë maska dhe dezinfektues për parandalimin e Coronavirusit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Marketing

Pasi që për BDI mbrojtja, siguria dhe kujdesi ndaj qytetarëve, ka vendosur të dedikojë gjithë strukturën partiake, për të ndihmuar qytetarët të cilat kanë nevojë.
Pra, 360 këshilla vendor dhe mbi 10 mijë aktivistë nën moton #Kujdesemi janë në dispozicion të qytetarëve për nevojat e tyre.

Duke marrë parasysh rekomandimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi🏡, BDI ka lëshuar numrin ☎️0800055000, për ndihmë ndaj qytetarëve. Në këtë numër, të dashur qytetarë, mund të drejtoheni për shërbimet ditore siç janë porositë nga dyqanet ushqimore, farmacitë apo nevojat urgjente transporti!
Si partia më e madhe shqiptare, këtë e kemi detyrë. Pra. mbështetja dhe ndihma në këtë gjendje është jopartiake!
#Bashkë!

Marketing