Koronavirusi/ Merkel thirrje gjermanëve: Takohuni më pak me njerëz, qoftë në shtëpi apo jashtë

Kancelarja Angela Merkel iu ka bërë thirrje gjermanëve që t’i shmangin kontaktet shoqërore dhe të udhëtojnë sa më pak që është e mundur në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e COVID-19.

Kjo për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve gjatë ditëve të fundit, shkruan Reuters.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit në mënyrë që mos të dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi”, ka thënë Merkel në një video konferencë.

Marketing

“Unë ju bëj thirrje: takohuni më pak me njerëz, qoftë në shtëpi apo jashtë”.

Marketing