Koronavirusi në Itali: Shënohet viktima e shtatë, 288 të infektuar

Departamenti civil Italian ka bërë me dije mbi të dhënat e fundit mbi bilancin e përhapjes së koronavirusit në Itali. Personat e infektuar e viktimat kanë përfshirë tashmë 7 rajone italiane e koronavirus ka mbërritur deri në Sicili.

Marketing

288 persona të infektuar në Itali dhe 7 viktima

212 të infektuar në Lombardi e 6 vitkima (101 të infektuar në territorin e provincës së Lodit, 39 në Kremona, 14 në Bergamo, 17 në Pavia, 3 në Milano etj)

42 të infektuar në Veneto e 1 viktime (7 të infektuar janë në qytetin e Venezia, 1 në Treviso etj)

23 të infektaur në Emilia Romagna (17 Piacenza, 4 Parma, 1 Modena, 1 Rimini etj)

2 të infektuar në Toskana ( 1 në Firenze e 1 në Pistoia)

1 i infektuar në Sicili (në Palermo)

1 i infektuar në Alto Adige

3 të infektuar në Piemonte (3 në Torino)

3 të infektuar në Lazio

Një turiste nga Bergamo e cila me pushime në Palermo pati disa simptoma të gripit dhe u shtrua në spital pasi dyshohet se ka koronavirus. OBSH paralajmëron për një pandemi të mundshme.

Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ”pacienti zero” që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.

Marketing