Koronavirusi në Shkup, tetë komuna me numra treshifrorë të të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë njofton se në nivel shtetërorë ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri. Sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me rreth 1785 raste aktive.

Marketing

Në listën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 413 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 149 raste aktive, Saraji me 141 raste aktive, Buteli me 136, Aerodrom 135, Komuna Qendër me 127, Karposhi me 124 dhe Kisella Voda me 101 raste aktive me koronavirus.

Në Studeniçan ka 89 raste aktive, Gjorçe Petrov – 83, Shuto Orizarë – 72, Haraçinë- 49, Ilinden – 33, Petroveci dhe Çucer Sandevë me 16 secila, Sopishte – 12 dhe Zelenikovë-2.

Dy raste aktive me koronavirus në Shkup janë shtetas të huaj dhe tre raste nuk janë indentifikuar ende sipas komunave, deri sa  rrjedhin anketat epidemiologjike për raste të tjera.

Marketing