Koronavirusi në Shqipëri, Manastirliu: Vendimtare dy javët e ardhshme

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar se dy javët në vijim do të jenë vendimtare sa i përket përhapjes se virusit COVID-19 në vendin tonë.

Marketing

Në një lidhje direkte me Televizionin Klan, Manastirliu tha se rritja e kurbës apo e rasteve do të varet nga vijimi i zbatimit të masave të marra nga qeveria.

“Situata e deritanishme reflekton masat e marra në kohë nga qeveria shqiptare. Por përballë një virusi të panjohur është e vështirë të bësh llogaritje të sakta. Rritja e kurbës apo e rasteve do të varet nga vijimi i zbatimit të këtyre masave. Një apo dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 11 raste të reja më COVID-19, duke e cuar kështu në 223 numrin total të të prekurve. Nga ata 44 janë shëruar ndërsa 11 kanë ndërruar jetë.

Marketing