Koronavirusi, New York bëhet shteti i parë që mundëson martesat online

Të martohesh online! Tashmë është e mundur në shtetin e New York, ku emergjenca e koronavirusit e detyroi guvernatorin Andrew Cuomo, që të lajmërojë se do të jepen certifikata martese online dhe do të ligjërohen martesat nëpërmjet video-konferencave.

Marketing

“Tashmë nuk ka më justifikime. Mund të mbahen martesa në platformën Zoom. Mjafton të thuhet po ose jo”, tha ai me shaka, duke lajmëruar lejimin e martesave në distancë.

Cuomo firmosi autorizimin e zyrtarëve që të celebrojnë martesën me video.

“Kemi firmosur një urdhër ekzekutiv që iu mundëson njerëzve që të marrin certifikatën e martesës në distancë dhe zyrtarët ta celebrojnë nëpërmjet video-konferencave”, sqaroi Meisa DeRosa, sekretare e Cuomo në një deklaratë publike.

Marketing