Koronavirusi/OBSH: Situata në Europë është shumë e rëndë

“Shifrat e të prekurve nga Covid në Europë po kalojnë rastet e  shënuara gjatë muajit mars dhe po vërehet një situatë e rëndë”. Kështu ka bërë me dije Hans Kluge, drejtor rajonal për Europën në OBSH, sipas të cilit më shumë se gjysma e vendeve të Europës kanë regjistruar një rritje me 10% përgjatë dy javëve, ndërkohë që në 7 vende rritja ka qenë më shumë se sa dyfish. Eksperti i OBSH tha se këto shifra duhet të jenë një alarm për të gjithë. “Javën e kaluar infektimi javor në rajon i kaloi 300 mijë pacientë”, ka vijuar Kluge.

Marketing

“Në nivel global rreth 14% e rasteve Covid-19 të njoftuara nga OBSH u përkasin operatorëve të shëndetit dhe në disa vende kjo shifër arrin në 35%. Megjithatë të dhënat janë të limituara dhe nuk dihet nëse këta punonjës janë infektuar në vendet e tyre të punës apo në komunitet”, ka thënë drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërkohë OBSH i qëndron idesë së karantinës 14 ditore, duke kundërshtuar kështu propozimin e Francës për shkurtimin e kohës së karantinës.

“Pozicioni ynë është për një karantinë 14 ditore, në interes të pacientëve”, ka bërë me dije funksionarja e OBSH  Catherine Smallëood, gjatë një përmbledhjeje online ku u fol mbi idenë e disa vendeve për shkurtimin e kohës së karantinës.

Marketing