Koronavirusi ‘paralizon’ sportin, kjo është lista e garave të pezulluara

Pandemia e koronavirusit ka paralizuar pothuasje plotësisht botën e sportit.

Marketing

Tubimet masive në arenat sportive mund të shërbejnë si një vend për përhapjen e kësaj sëmundje ngjitëse.

Shumë vende kanë vendosur të kufizojnë numrin e tifozëve, disa të tjerë i kanë ndalur tifozët të futen në stadiume, dhe ka prej atyre që kanë pezulluar kampionatet.
Këtu është një listë e plotë me ngjarjet sportive të pezulluara:

Futboll
Serie A: pezulluar deri më 3 Prill
La Liga: pezulluar nga 14 Mars deri në 4 Prill
Liga daneze: Pezulluar për dy javë
Ligue 1: Pezulluar

Bundesliga: Pezullohet nga java tjetër
Turneu i Katarit (26-30 Mars): Anulohet
Liga e Kampionëve: Pezllohen ndeshjet e javës së ardhshme
Liga e Evropës: Pezullohen ndeshjet e javës së ardhshme

Basketboll
Liga NBA: e pezulluar
Euroligë, Euro Cup: pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm
Liga italiane: e pezulluar
ABA Ligë: pezulluar
FIBA: Pezullohen të gjitha garat deri në një njoftim tjetër

Tenis
Organizata Ndërkombëtare e Tenisit ka vendosur që nuk do të ketë turne për gjashtë javë, deri më 27 Prill.

Ski
Të gjitha garat e mbetura të Kupës së Botës janë anuluar.

Auto Sport
Formula 1, GP e Kinës (19 Prill), GP e Australisë, janë shtyrë
MotoGP u shty , GP Katar (8 Mars): është shtyrë

Marketing