Koronavirusi, Putin ndërton një tunel në rezidencë

Në rezidencën zyrtare të presidentit rus, Vladimir Putin, është ndërtuar një tunel i posaçëm dezinfektues.

Marketing

Putin, ka punuar nga shtëpia përmes videokonferencave, gjatë shpërthimit të pandemisë së covid-19, dhe vetëm pak persona janë lejuar të hyjnë atje.

Cilido që kalon përmes tunelit i nënshtrohet një dushi dezinfektues që mbulon veshjet dhe lëkurën e vizitorëve, siç tregohet edhe në një video të shfaqur nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Rusia renditet e treta, për sa i përket numrit të të infektuarve në rang global, me më shumë se 550 mijë raste dhe 74 vdekje. Vëzhguesit venë në dyshim raportimin e saktë të bilancit të viktimave nga sëmundja./