Koronavirusi sfidon edhe sportin, i gjithë sezoni i Premierligës mund të shpallet i pavlefshëm

Edhe pse janë 22 pikë para vendit të dytë në Premierligë, Liverpool ende ka mundësi të humbas titullin e shumëpritur, nëse Koronavirus ndërpret këtë sezon, raportojnë mediet në Angli.

Marketing

Skuadra e Jurgen Klopp ende nuk ka asnjë garanci se akoma mund të kurorëzohen me titullin e kampionit, nëse sezoni do të përfundojë para kohe shkaku i përhapjes së madhe të viruesit që po sfidon gjithë botën.
Janë edhe 11 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit në Premierligë, me Liverpoolin që po kërkon titullin e parë pas pritjes 30 vjeçare.

Koronavirusi po përhapet shumë në gjithë Evropën dhe ka rritur frikën se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të anulojë të gjitha ngjarjet sportive për dy muaj.
Në rast pezullimi ose anulimi, raportohet se do të ketë bisedime për krizën, për të vendosur nëse 27 xhirot e zhvilluara në Premierligë, do të vazhdojnë të qëndrojnë.

Liverpool ka fituar 26 ndeshje deri më tani në Premierligë, duke u ndalur vetëm nga Manchester United në një barazim.
Skuadra e Klopp ka nevojë vetëm për katër fitore për të festuar titullin e kampionit, dhe çdo veprim për t’ia hequr atë, do të ishte shumë i diskutueshëm.

Marketing